info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

 

Kur nisi të merrrej me blegtori, në fermën e saj Zhaneta Lecini kishte vetëm 25 krerë lopë.

“Prej 5 vitesh merremi me këtë biznes .  Në 2015-ën kemi filluar me 25 krerë lope”

Pasioni i trashëguar i fermeres nga Kavaja bëri që ajo të vazhdonte hap pas hapi të investonte në këtë fushë. Sot, ajo ka 270 krerë lopë, për të cilat arrin të përfitojë një mesatare prej 30 litër qumësht në ditë për krerë.

“Në 2019-ën kemi aplikuar në AZHBR dhe kemi përfituar 700 mijë lekë për litër qumësht. Kemi aplikuar këtë vit për numër krerësh dhe kemi qenë përfitues të 500 mijë lekëve”

Fermerja Lecini synon që të dyfishojë numrin e krerëve, por edhe ta trashëgojë pasionin e saj te fëmijët.

“Ne e kemi të trashëguar nga të parët tanë dhe shpresoj që edhe fëmijët e mi ta trashëgojnë këtë passion që ne kemi për fermën”

 

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds