info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte
Vladimiri, i kthyer nga emigrimi 8 vite më parë, na tregon me krenari plantancionet e tij me luleshtrydhe në serra.
Një punë e nisur me mund dhe sakrifica, por me dëshirë dhe vullnet për të ecur përpara, i ka dhënë sot fermerit nga Kafaraj në Fier të ardhura dhe kënaqësi ndaj saj. Mbështetur nga AZHBR për zëvendësimin e plastmasit në serra, Vladimir Hamataj na tregon se sa i rëndësishëm është kujdesi për bimën edhe në ditët më të ftohta.

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds