info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

#RESPEKT🙏Berat – Përmes rrugicave mistike të Mangalemit, Alteo na shpie në “shtëpinë e glikove”, aty ku rrëzëllen shembulli frymëzues i Margalinës, 80 vjeçares së dashuruar me të bukurën, e cila prej vitesh prodhon në mënyrë artizanale glikotë më të mira të Beratit.🍒🍎🍊🍈Nga kjo familje ku prodhohen 40 lloje glikosh, largohemi me lajmin e mirë se prej muajit gusht, banesa e tyre monument kulture, që është edhe “punishtja” e tyre modeste, do t’i nënshtrohet restaurimit, për t’i rikthyer shkëlqimin shtëpisë së nënës duarartë.😊

Posted by Edi Rama on Saturday, 4 korrik 2020

Berat – Përmes rrugicave mistike të Mangalemit, Alteo na shpie në “shtëpinë e glikove”, aty ku rrëzëllen shembulli frymëzues i Margalinës, 80 vjeçares së dashuruar me të bukurën, e cila prej vitesh prodhon në mënyrë artizanale glikotë më të mira të Beratit.🍒🍎🍊🍈 Nga kjo familje ku prodhohen 40 lloje glikosh, largohemi me lajmin e mirë se prej muajit gusht, banesa e tyre monument kulture, që është edhe “punishtja” e tyre modeste, do t’i nënshtrohet restaurimit, për t’i rikthyer shkëlqimin shtëpisë së nënës duarartë.😊

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds