info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Zeqir Beci prej 18 vitesh punon me përkushtim në bujqësi, duke kultivuar në një sipërfaqe prej 5.4 hektarësh kultura foragjere, pemë frutore, ullinj dhe vreshta, në Pezë të Madhe, Tiranë.

Me mbështetjen nga Skema Kombëtare e Investimeve pranë AZHBR, ka përfituar traktor dhe pajisje ndihmëse bujqësore, duke sjellë një ndryshim të dukshëm në ritmin e punës në fermë. Mekanizimi ka rritur efikasitetin, ka kursyer kohë dhe ka bërë proceset shumë më të lehta. Kjo skemë është një mbështetje konkrete për fermerët shqiptarë që duan të investojnë në modernizimin e aktiviteteve të tyre bujqësore.
Përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, me 50% grant dhe mbështetjes nga Kredia e Butë të kombinuar me Garancinë Sovrane, çdo fermer mund të përfitojë financim me normë interesi vetëm 2% dhe mbulim kolaterali deri në 70%.

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds