info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Gentjana Dupi është një ndër fermeret përfituese nga Skema Kombëtare e Investimeve, për ndërtimin e një serre diellore për kultivimin e perimeve në Kazaz, Kavajë. Serra ka një sipërfaqe prej 1 hektarësh dhe ka si destinacion tregun e jashtëm.
Gentjana nisi investimin duke përfituar 30% parapagesë, dhe për të vijuar më tej, ka aplikuar edhe për Kredinë e Butë në bujqësi. Skema Kombëtare e Investimeve është një mbështetje konkrete për të gjithë fermerët që duan të modernizojnë apo zgjerojnë aktivitetin e tyre.
Me 50% grant nga Skema Kombëtare e Investimeve dhe mbështetjes nga Kredia e Butë, e kombinuar me Garancinë Sovrane, fermerët dhe bizneset në bujqësi mund të përfitojnë financim me normë interesi vetëm 2% dhe mbulim kolaterali deri në 70%.

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds