info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Eda Bushi prej më shumë se 10 vitesh i është përkushtuar kultivimit të rrushit në serra në një sipërfaqe prej 1.5 hektarësh, që menaxhon së bashku me familjen, në fshatin Allkaj, Lushnjë. Me përkushtim dhe punë të vazhdueshme, ka ndërtuar një biznes bujqësor të qëndrueshëm, ku prodhimi shitet si në tregun vendas, ashtu edhe në eksport.

Në sajë të mbështetjes nga Skema Kombëtare e Investimeve, Eda ka investuar në blerjen e një traktori dhe pajisjeve ndihmëse që kanë përmirësuar ndjeshëm procesin e punës, duke sjellë rritje të rendimentit dhe cilësisë së prodhimit . Aplikimi për Skemën Kombëtare të Investimeve është i thjeshtë dhe i shpejtë, duke ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë dhe efektive për fermerët.

Përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, me 50% grant dhe mbështetjes nga Kredia e Butë të kombinuar me Garancinë Sovrane, çdo fermer mund të përfitojë financim me normë interesi vetëm 2% dhe mbulim kolaterali deri në 70%.

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds