info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

#RESPEKT🙏 Fshati Novosej, Kukës – Me Drejtoren e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Fridën e palodhur, në shtëpinë e një familjeje të bukur shqiptare, shëmbëlltyrë e suksesit me mundin dhe djersën e çdo anëtari, përfshirë edhe dy djemtë e shtëpisë. Babai kujdeset për mbarështimin e bletëve dhe prodhimin e mjaltit, 🐝🍯për të cilat është mbështetur financiarisht vit pas viti nga AZHBR, nëna për prodhimin e bulmetit,🥛ndërsa dy djemtë për rritjen dhe kujdesin ndaj bagëtive.🐄🐑🐂Djathi, gjalpi dhe mjalti i tyre arrijnë çdo vit në Angli e në Francë, përmes shqiptarëve që jetojnë e punojnë aty, klientë besnikë të cilësisë së prodhimeve të kësaj familjeje punëtorësh😍

Posted by Edi Rama on E premte, 26 qershor 2020

Fshati Novosej, Kukës – Me Drejtoren e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Fridën e palodhur, në shtëpinë e një familjeje të bukur shqiptare, shëmbëlltyrë e suksesit me mundin dhe djersën e çdo anëtari, përfshirë edhe dy djemtë e shtëpisë. Babai kujdeset për mbarështimin e bletëve dhe prodhimin e mjaltit, 🐝🍯për të cilat është mbështetur financiarisht vit pas viti nga AZHBR, nëna për prodhimin e bulmetit,🥛ndërsa dy djemtë për rritjen dhe kujdesin ndaj bagëtive.🐄🐑🐂 Djathi, gjalpi dhe mjalti i tyre arrijnë çdo vit në Angli e në Francë, përmes shqiptarëve që jetojnë e punojnë aty, klientë besnikë të cilësisë së prodhimeve të kësaj familjeje punëtorësh😍

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds