info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Masa 1 - Për tufën bazë të matrikulluar

Për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermat me jo më pak se 10 (dhjetë) krerë lopë, në vlerën deri në 10 000 (dhjetë mijë) lekë/krerë, por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë për subjekt.

i. Kriteret specifike për masën

Përfitues të mundshëm: Fermerë individual, SHBB, person fizik ose juridik.
a. Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv;
b. Aplikanti duhet të ketë në tufën bazë jo më pak se 10 krerë lopë, të matrikulluara;
c. Kafshët e tufës bazë duhet të jenë të regjistruara në sistemin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve- RUDA;
d. Aplikanti nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR dhe AZHBR.

ii. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në Listën e të kualifikuarve

Aplikanti të dorëzojë dokumentacionin e specifikuar në listën e të kualifikuarve brenda 15 ditë kalendarike pas publikimit të saj.

iii. Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit

Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit.
Ky dokument mund të dorëzohet që në momentin e aplikimit dhe bëhet pjesë e dosjes së aplikantit, skanohet dhe ngarkohet në sistem.
Në rastet kur dokumentet e mësipërme aplikanti nuk i disponon në momentin e verifikimit, mund t’i dorëzojë pranë Agropikës më të afërt ose zyrës qendrore të AZHBR-së. Këto dokumente skanohen dhe ngarkohen në sistem.

  • Nuk kërkohen dokumenta shtesë për të dhënat e gjeneruara nga portali e-Albania dhe të konfirmuara në formularin online.
  • Aplikimet on-line bëhen nga vetë aplikanti përmes portalit e-Albania.

APLIKIMET PRANOHEN NGA DATA 20.03.2023 DERI MË 11.04.2023

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*