info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

RESPEKT🙏📍Kutalli, Berat – Bujari është një nga mijëra fermerët e zonës që jetojnë me serat, ku ai mbjell dy herë në vit dhe sot falë edhe mbështetjes sonë direkte financiare, ai prodhon e fiton më shumë😄Bujari është pjesë e rrjetit të organizuar, që përmes kompanisë Tomato-AL eksporton prodhimet e tij bashkë me 1500 familje fermere të tjera, drejt tregjeve europiane👌Pasionin për bujqësinë, Bujari ia ka trashëguar edhe nipit të tij, vetëm 20 vjeç, me ambicien për të rritur më tej fermën, prodhimin, fitimin, duke ndjekur shembujt kuptimplotë të punës që bëhet në fshat🍏🍐🍊🍇🍑🍅🍆🥦🥬🥒🌶️🌽🧅

Posted by Edi Rama on E hënë, 10 August 2020

Bujari është një nga mijëra fermerët e zonës që jetojnë me serat, ku ai mbjell dy herë në vit dhe sot falë edhe mbështetjes sonë direkte financiare, ai prodhon e fiton më shumë. Bujari është pjesë e rrjetit të organizuar, që përmes kompanisë Tomato-AL eksporton prodhimet e tij bashkë me 1500 familje fermere të tjera, drejt tregjeve europiane.

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds