info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

#RESPEKT🙏📍Përgjatë vijës bregdetare, pranë ishullit Stillo e gjirit të Ftelias, Frida dhe Alteo na prezantojnë një tjetër histori të atyre shqiptarëve, shumicës dërmuese të këtij populli në fakt, që nuk i bëjnë naze punës dhe dinë të ndërtojnë suksesin e tyre edhe aty ku duket sikur s'ka shans për sukses👍Ferma e akuakulturës “Kronos”, me 12 vaska peshku ku rritet rasati i kocës, e ku punojnë me përkushtim të përditshëm njerëz si Mondi, është financuar vit pas viti nga AZHBR përmes Skemës Kombëtare, duke rritur sasinë dhe cilësinë e prodhimit🐟🐟🐟🐟Falë edhe mbështetjes dhe masave të marra nga qeveria shqiptare, sot akuakultura është kthyer në një industri të qëndrueshme e të disiplinuar në rritje, ku njerëzit e punës rrisin të ardhurat e tyre dhe edhe ekonominë tonë gjithashtu💪😀

Posted by Edi Rama on E martë, 18 August 2020

Ferma e akuakulturës “Kronos”, me 12 vaska peshku ku rritet rasati i kocës, e ku punojnë me përkushtim të përditshëm njerëz si Mondi, është financuar vit pas viti nga AZHBR përmes Skemës Kombëtare, duke rritur sasinë dhe cilësinë e prodhimit.

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds