info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

RESPEKT🙏Në Dvoran të Korçës, ku Oldi, i cili 6 vite më parë la punën në ndërtim në Greqi dhe tani po ndërton suksesin në tokën e tij, falë edhe mbështetjes financiare përmes AZHBR, që i ka siguruar mekanikë bujqësore të parametrave bashkëkohorë🤝Falë kësaj ndihme që i ka reduktuar kostot financiare të prodhimit, Oldi është shumë afër ambicies së tij për t'u shndërruar nga prodhues, në eksportues të frutave bio të Dvoranit.🍒🍎🍏🍋🍊

Posted by Edi Rama on E premte, 24 korrik 2020

Në Dvoran të Korçës, ku Oldi, i cili 6 vite më parë la punën në ndërtim në Greqi dhe tani po ndërton suksesin në tokën e tij, falë edhe mbështetjes financiare përmes AZHBR, që i ka siguruar mekanikë bujqësore të parametrave bashkëkohorë.

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds