info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

#RESPEKT🙏Në Çarshovë të Përmetit, Frida e palodhur na sjell një tjetër shembull të punës dhe të suksesit falë edhe mbështetjes së AZHBR👍Arbeni la Greqinë shumë vite më parë për të ngritur baxhon e prodhimeve të qumështit në vendlindje, ku sot shitjet janë rritur aq shumë, sa nevoja për lëndë të parë e ka çuar deri tek blegtorët e Leskovikut, të cilëve u mbledh qumështin duke siguruar treg edhe për ata🤝🥛🍶Ai është financuar me fondet e buxhetit të shtetit për pajisjet në baxho dhe enët e posaçme të mbajtjes së qumështit që garantojnë cilësinë dhe sigurinë e produktit🐄🐄🐄

Posted by Edi Rama on Saturday, 18 korrik 2020

Në Çarshovë të Përmetit, Frida e palodhur na sjell një tjetër shembull të punës dhe të suksesit falë edhe mbështetjes së AZHBR👍 Arbeni është financuar me fondet e buxhetit të shtetit për pajisjet në baxho dhe enët e posaçme të mbajtjes së qumështit që garantojnë cilësinë dhe sigurinë e produktit

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds