info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

📍Në fshatin Grabovë të Përmetit, ku në tokën e gjyshërve të tij, Eltoni po ngre me mbështetjen financiare të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, një bujtinë turistike🏡ku mund të shijohet natyra e mrekullueshme e zonës si dhe glikotë e mamasë së tij😃👆Shembull kuptimplotë i të vërtetës se kudo ku terreni dhe infrastruktura nuk ndihmojnë të zhvillosh veprimtari prodhuese bujqësore apo blegtorale për të dalë në treg, natyra, tradita dhe shtëpia e të parëve, mjaftojnë për të nxjerrë fitime nga agroturizmi👍Gjatë kthimit një surprizë e këndshme, me një djalë të ri blegtor, që sapo ka aplikuar për zgjerimin e tufës në Skemën Kombëtare të Financimit nga AZHBR, shumë thjesht nga telefoni përmes aplikacionit të E-Albania https://e-albania.al 📲🐑🐏🐄👆Një shembull ky tjetri që kush qahet për "fshatarët" që s'dinë ta përdorin platformën, nuk njeh as fshatin shqiptar as ata që në fshat jetojnë me punë e nuk punojnë me llafe😀#RESPEKT🙏

Posted by Edi Rama on E enjte, 4 qershor 2020

Në fshatin Grabovë të Përmetit, ku në tokën e gjyshërve të tij, Eltoni po ngre me mbështetjen financiare të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, një bujtinë turistike🏡ku mund të shijohet natyra e mrekullueshme e zonës si dhe glikotë e mamasë së tij😃 Shembull kuptimplotë i të vërtetës se kudo ku terreni dhe infrastruktura nuk ndihmojnë të zhvillosh veprimtari prodhuese bujqësore apo blegtorale për të dalë në treg, natyra, tradita dhe shtëpia e të parëve, mjaftojnë për të nxjerrë fitime nga agroturizmi👍 Gjatë kthimit një surprizë e këndshme, me një djalë të ri blegtor, që sapo ka aplikuar për zgjerimin e tufës në Skemën Kombëtare të Financimit nga AZHBR, shumë thjesht nga telefoni përmes aplikacionit të E-Albania https://e-albania.al/ 📲🐑🐏🐄
👆Një shembull, ky tjetri, që kush qahet për “fshatarët” që s’dinë ta përdorin platformën, nuk njeh as fshatin shqiptar as ata që në fshat jetojnë me punë e nuk punojnë me llafe😀

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds