info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

📍Në fshatin malor Ogdunan të Përmetit, aty ku sipas llafazanëve të Tiranës e mallkimtarëve të rrjeteve sociale ka vetëm mjerim e braktisje dhe ku midis natyrës përrallore Kastrioti ka ngritur parkun e bletëve 🐝 nga të cilat prodhon mjaltin e më pas rakinë e mjaltit, uthullën e mjaltit e pomadën e propolisit me veti kurative.🍯👆Një tjetër shembulli mbresëlënës mes mijëra e mijërave nga fshati real shqiptar, ky i një përmetari "për t'u pirë në kupë", që pavarësisht vështirësisë së rrugës që të shpie në vendlindjen e tij, 670 metra mbi nivelin e detit, nuk qahet, nuk shan, nuk rri kot, por krijon sukses shembullor duke fituar me punë, dashuri dhe përkushtim për sipërmarrjen e tij👍Këtë vit Kastrioti ka aplikuar në platformën https://e-albania.al/ (vazhdoni thoni që s'dinë "fshatarët" ta përdorin vazhdoni!) për mbështetje në mbarështimin e bletëve, nga Skema Kombëtare e Financimit prej AZHBR, skemë nga e cila vitin e kaluar përfituan financim 30 bletërritës të Përmetit dhe 715 nga e tërë Shqipëria😃

Posted by Edi Rama on E premte, 5 qershor 2020

Në fshatin malor Ogdunan të Përmetit, aty ku sipas llafazanëve të Tiranës e mallkimtarëve të rrjeteve sociale ka vetëm mjerim e braktisje dhe ku midis natyrës përrallore Kastrioti ka ngritur parkun e bletëve 🐝 nga të cilat prodhon mjaltin e më pas rakinë e mjaltit, uthullën e mjaltit e pomadën e propolisit me veti kurative.🍯👆 Një tjetër shembulli mbresëlënës mes mijëra e mijërave nga fshati real shqiptar, ky i një përmetari “për t’u pirë në kupë”, që pavarësisht vështirësisë së rrugës që të shpie në vendlindjen e tij, 670 metra mbi nivelin e detit, nuk qahet, nuk shan, nuk rri kot, por krijon sukses shembullor duke fituar me punë, dashuri dhe përkushtim për sipërmarrjen e tij👍 Këtë vit Kastrioti ka aplikuar në platformën https://e-albania.al/ (vazhdoni thoni që s’dinë “fshatarët” ta përdorin vazhdoni!) për mbështetje në mbarështimin e bletëve, nga Skema Kombëtare e Financimit prej AZHBR, skemë nga e cila vitin e kaluar përfituan financim 30 bletërritës të Përmetit dhe 715 nga e tërë Shqipëria😃

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds