Stafi i AZHBR-së zhvilloi një takim informues me fermerët e qarkut të Kukësit, ku prezantuan masat mbështetëse të Skemës Kombëtare 2025, si edhe kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për të aplikuar. Fermerët patën mundësinë të pyesin drejtpërdrejt ekspertët e AZHBR-së dhe të marrin përgjigje për çdo paqartësi.
Aplikimet kryhen online, nëpërmjet portalit e-Albania, deri më 30 maj 2025.
Për çdo pyetje mund të telefononi pa pagesë në numrin 0800 83 83, të na shkruani në info@azhbr.gov.al, ose të kërkoni asistencë pranë Agropikave dhe zyrave të AREB.