Masa 5: CERTIFIKIMI GLOBAL GAP
Implementimi dhe certifikimi Global GAP, në perime, fruta, rrush, ullinj, agrume dhe kultura të tjera bujësore të certifikueshme, në masën 50 (pesëdhjetë) % të vlerës totale të faturës tatimore:
- por jo më shumë 175 000 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë, në sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha;
por jo më shumë se 500 000 lekë, për sipërfaqe jo më pak se 3 ha në ambiente të mbrojtura dhe jo më pak se 10 ha në fushë të hapur.
Përfitues të mundshëm: Fermerë individual, grup fermerësh, SHBB, person fizik ose juridik;
- Një aplikues mund të përfitojë një certifikatë e cila mund të përmbajë më shumë se një produkt, në sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha për një ose më shumë kultura të
- Aplikuesi duhet të jetë në procedurë certifikimi me një trupë certifikimi të akredituar (shqiptare ose e huaj);
- Certifikata të ketë elementë të verifikueshëm on-line, për operatorin, trupën e certifikimit dhe organizmin akreditues në faqen zyrtare të GLOBAL GAP;
- Aplikuesit të ndjekin procedurën e miratuar deri në marrjen e certifikatës Global GAP.
- Dakordësia e anëtarëve kur aplikimi bëhet si grup.
Aplikanti të dorëzojë dokumentacionin e specifikuar në listën e të kualifikuarve brenda 15 ditë kalendarike pas publikimit së vijës së finacimit.
Nuk kërkohen dokumenta shtesë për të dhënat e gjeneruara nga portali e-Albania dhe të konfirmuara në formularin online.
• Aplikimet on-line bëhen nga vetë aplikanti përmes portalit e-Albania.