info@azhbr.gov.al

+355 42 228 318

08008383

Një tjetër investim për zhvillimin e agroturizmit në Malësinë e Madhe

Koplik, Malësi e Madhe – Agim Xhafa është një emigrant i rikthyer që zgjodhi të investojë në vendlindjen e tij. Që prej vitit 2010, ai ka ndërtuar dhe zhvilluar Kështjella Xhafa Agroturizëm, duke sjellë në këtë sipërmarrje përvojën e fituar gjatë viteve të emigracionit. Rritja e numrit të vizitorëve dhe potenciali i zonës për zhvillimin e turizmit e kanë nxitur Agimin të zgjerojë aktivitetin, përmes ndërtimit të ambienteve të reja të akomodimit. Për realizimin e këtij investimi, ai aplikoi dhe lidhi kontratë me AZHBR-në, në kuadër të Skemës Kombëtare të Investimeve 2025. Investimi synon të rrisë kapacitetet e akomodimit dhe të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të aktivitetit agroturistik në zonë.