info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Takimet informuese për Skemën Kombëtare 2026 vijojnë në Vlorë, Himarë dhe Skrapar

Në vijim të turit të takimeve teknike në terren për Skemën Kombëtare 2026, stafi i Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) zhvilloi takime informuese me fermerët në Vlorë, Himarë dhe Skrapar.
Specialistët e AZHBR-së prezantuan kriteret, procedurat e aplikimit dhe masat mbështetëse të skemës, duke ofruar sqarime teknike mbi pagesat direkte dhe investimet. Takimet synuan informimin e plotë të fermerëve dhe orientimin e tyre për përfitimin nga masat mbështetëse të Skemës Kombëtare 2026.
Aplikimet janë të hapura deri më 26 qershor 2026.
Për asistencë dhe informacion shtesë, fermerët mund të drejtohen pranë Agropikave dhe Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor (AREB), si dhe të kontaktojnë në numrin e gjelbër 0800 83 83 ose në adresën e e-mailit: info@azhbr.gov.al.

Shtyhet afati i aplikimeve për Skemën Kombëtare 2026 deri më 6 korrik 2026

Informohen të gjithë fermerët dhe subjektet e interesuara se afati për aplikimet në kuadër të Skemës Kombëtare 2026 është shtyrë deri më 6 korrik 2026.
Ky vendim është marrë për t'u krijuar mundësi të gjithë fermerëve që ende nuk kanë përfunduar procesin e aplikimit, të kenë kohën e nevojshme për të dorëzuar kërkesat e tyre dhe për të përfituar nga mbështetja financiare e ofruar nëpërmjet Skemës Kombëtare.

Ftojmë të gjithë fermerët që nuk kanë aplikuar ende, të shfrytëzojnë këtë afat shtesë dhe të përfundojnë aplikimin e tyre brenda datës 6 korrik 2026.

Për informacion të mëtejshëm mbi kriteret, dokumentacionin dhe procedurat e aplikimit, fermerët mund të drejtohen pranë zyrave rajonale përkatëse ose të konsultojnë kanalet zyrtare të institucionit si dhe në faqen zyrtare www.azhbr.gov.al.

Afati i ri përfundimtar i aplikimeve: 6 korrik 2026, ora 16:30.


This will close in 0 seconds