Masa 10: MBËSHTETJE PËR NDËRTIMIN E TREGJEVE TË PRODUKTEVE BUJQËSORE
Mbështetje për ndërtimin e tregjeve të produkteve bujqësore dhe/ose tregjeve të kafshëve të gjalla për shoqëritë aksionare me kapital 100% publik, në vlerën jo më shumë se 30 000 000 (tridhjetë milion) lekë.
Përfituesi të mundshëm: Bashkia, si shoqëri aksionere me kapital 100% publik
- Bashkitë/zonat ku aksesi i fermerëve në tregjet e produkteve bujqësore dhe tregjet e kafshëve të gjalla është i kufizuar;
- Investimi të përfshijë ndërtimin e tregjeve te reja apo përmirësimin e tregjeve ekzistuese;
- Të ketë projektin e investimit;
- Të ketë plan biznesin e detajuar për 5 vjet, sipas modelit standard, të përcaktuar në Aneksin 6 dhe 6.1, bashkëngjitur këtij udhëzimi:
- Përdorimi i fondeve duhet të bëhet sipas procedurës së prokurimit publik;
- Një bashki nuk mund të mbështetet për më shumë se një projekt;
- Të menaxhojë fondet e grantit dhe të bëjë të gjitha pagesat në përputhje me aktivitetet dhe kostot e parashikuara;
- Objekti duhet të jetë funksional në përfundim të
Nuk kërkohen dokumenta shtesë për të dhënat e gjeneruara nga portali e-Albania dhe të konfirmuara në formularin online.
• Aplikimet on-line bëhen nga vetë aplikanti përmes portalit e-Albania.