Martirjo Peqini, 28 vjeç, vendosi të kthehej nga emigrimi dhe të vazhdonte të punonte me prindërit e tij për kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike, në fshatin Sopëz (Divjakë).
Në sajë të bashkëpunimit me kompaninë BioBes dhe me dëshirën për të rritur sasinë e prodhimit, Martirjo aplikoi në programin IPARD II, ku arriti të përfitojë traktorë dhe agregate të cilat i lehtësuan procesin e punës. Përmes këtyre makinerive ai rriti sipërfaqen e prodhimit. Martirjo kërkon t’u përcjellë gjithë të rinjve mesazhin që ta shohin bujqësinë si një mundësi shumë e mirë për punësimin dhe rritjen e të ardhurave të tyre.