Astriti një fermer i ri, ka kthyer kohën e tokës së trashëguar nga familja, 100 vite pas, duke mbjellë në të arra, të cilat kanë ekzistuar aty një shekull më parë.
“Nga viti 2019 kam filluar të mbjëll arra tek kjo parcelë, për arsye se para 100 vjetëve tek e njejta parcelë kanë qenë mbjellë arra. Nga vitet 90’ arrat u prenë dhe unë mendova të rikthej edhe njëherë këtë parcelë me arra si dikur.”
Me iniciativën e një njeriu punëtor, Astriti ka sot 2800 rrënjë arra, për të cilat synon prodhimin Bio, ndaj është mbështetur nga AZHBR për te marrë certifikatën organike.
“Në vitin 2020 kam aplikuar në AZHBR për certifikatë organike. Pas 5 vitesh këto arra hyjnë në prodhim dhe mendoj që prodhimet e para t’i shes në Shqipëri dhe pas disa viteve mund t’i eksportoj”.