Gramozi, i entuziasmuar me punën që ka ngritur këshillon të rinjtë të mos largohen nga vendi. Nga plantancioni i tij me mandarina fermeri nga Lushnja rrëfen punën e ngritur në 7 vite.
“Kam një sipërfaqe prej 2.5 ha. Përveç tokës sime kam marrë edhe toka me qira. Kjo baçe që shikoni këtu është viti i shtatë, vetëm me mandarina”.
Në 2.5 hektarë Gramoz Krakulli ka mbjellë pemët e agrumeve, të cilat kanë dhënë një prodhim të frytshëm deri më sot.
“Sivjet unë pretendoj të marr 500 kv vetëm te kjo baçe. Unë jam i lidhur me një tregtar nga Kosova me një pikë në Lushnje”.
Nëpërmjet AZHBR, Gramozi ka mundur të vendosë sistemin e ujitjes me pika. Synimi i tij është që të shtojë prodhimin e të vijojë të bëjë punën, të cilën e ka pasion.
“Synimi im është të më shtohet prodhimi se më pëlqen kjo si punë. Edhe jashtë shtetit kur vete punon argan te tjetri më mirë të vijë të punojë këtu te puna e tij”.