Flora dhe Dritan Hoxha nga Kavaja, prej kohësh me profesion bletërritës, kur kanë nisur aktivitetin kanë pasur vetëm 10 koshere bletë. Sot, falë punës së tyre dhe mbështetjes nga AZHBR nëpërmjet skemës kombëtare ata kanë 1000 koshere me bletë, të cilat i kanë të vendosura në 12 parqe.
“Fillimisht e kemi nisur me 10 koshere bletë. Sot ne kemi 12 parqe, 1000 koshere me bletë. Kemi 4 vite që aplikojmë në AZHBR. Kemi marrë mbështetje për 150 koshere”
Bashkëshorti i Florës, Dritani thotë se ata janë të fokusuar kryesisht te prodhimi i qumështit të bletës.
“Prodhimin, pjesën më të madhe ne përqëndrohemi tek qumështi i bletës dhe tek shtesat”
Dëshira e të dy bashkëshortëve është që sektori të përmirsohet dhe puna e ngritur të mbetet trashëgimi te djali i tyre, i cili ka premtuar vazhdimësinë e aktivitetit.
“Unë jam shumë krenar se djali më ka premtuar se do ta vazhdojë bletarinë edhe në vazhdimësi dhe do ta zgjerojë edhe më shumë aktivitetin”