info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Ilirjani është një nga përfituesit e Programit IPARD. Së bashku me djalin që tani është kthyer në një mbështetje për të, ai ka zgjeruar më tej punën e tij, duke u kthyer nga një fermer në  grumbullues.

“Fillimisht kur u ktheva nga Greqia në vitin 1993 fillova të merrem me pataten. Kam mbjellë 1.2 dynym. Çdo vit e kam shtuar sipërfaqen dhe kam shkuar në 120 hektarë”.

Sot falë mbështetjes nëpërmjet IPARD, Ilirjani ka ngritur një pikë të re grumbullimi në fermë e cila siguron ruajtjen e produktit në ambjente të përshtatshme për ta seleksionuar dhe paketuar dhe për ta nxjerrë në treg në standardin e kërkuar.

“Aplikova në AZHBR vjet, fitova, bëra këtë magazinë, me ndihmën e AZHBR. Synimi është që të shtoj sipërfaqen e të mbjell dhe qepë”.

Djali tij, Majlindi ushtron profesionin e stomatologut, e megjithatë gjendet krah të atit për ta ndihmuar të zhvillojë më tej procesin e punës.

“E shoh që babai e ka pasion dhe dua t’ia realizoj ëndrrrën që ka pasur që në fillim. Duam të fusim linjën e seleksionimit dhe paketimit të produktit”.