info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

📍HOT, MALËSI E MADHE- Familja Hasanaj ka ngritur me punë e djersën e ballit, sipërmarrjen e prodhimit të djathrave, e cila mbahet në këmbë nga dedikimi i Gjovalinit, djalit të familjes👏Në kapanonin e fermës së tyre blegtorale 🐑🐄do të instalohet shumë shpejt sistemi teknologjik i mjeljes, me mbështetjen e AZHBR.Ndërkohë Drejtorja e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural, Frida Krifca informon fermerët dhe blegtorët shqiptarë mbi Skemën Kombëtare të Financimit nga Qeveria, për të cilën aplikohet nga data 29 Maj deri në 19 Qershor😃Shqipëria që nuk luan teatër punon, Shqipëria e njerëzve të punës prodhon😍#Shqipëriaqëduam🇦🇱☀️

Posted by Edi Rama on E premte, 22 Maj 2020

HOT, MALËSI E MADHE- Familja Hasanaj ka ngritur me punë e djersën e ballit, sipërmarrjen e prodhimit të djathrave, e cila mbahet në këmbë nga dedikimi i Gjovalinit, djalit të familjes👏
Në kapanonin e fermës së tyre blegtorale 🐑🐄do të instalohet shumë shpejt sistemi teknologjik i mjeljes, me mbështetjen e AZHBR. Ndërkohë Drejtorja e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural, Frida Krifca informon fermerët dhe blegtorët shqiptarë mbi Skemën Kombëtare të Financimit nga Qeveria, për të cilën aplikohet nga data 29 Maj deri në 19 Qershor😃

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds