info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

#RESPEKT🙏Olsi nga Luzi i Kavajës i ka vënë dijet e marra nga studimet për financë dhe mekanikë në funksion të familjes e të ambicies së tij si fermer i ri, duke iu përkushtuar tokave të mbjella me perime, që sigurojnë të ardhura të mira në rritje🍅🍅🍅🌶🌶🌶Ai është një nga 60 fermerët, që duke kuptuar forcën e bashkimit për një synim, kanë lidhur kontratë me kompaninë që u eksporton prodhimin e tyre të shkëlqyer në Italinë fqinje, ku kërkesa për perimet e tokës shqiptare sa vjen e rritet👌Shembulli i suksesshëm i këtyre fermerëve, si i mijëra e mijëra të tjerëve, është një mesazh i qartë për të vërtetën e thjeshtë se në bujqësi nuk ka sukses pa bashkim forcash, secili në tokën e tij, së bashku në synim, planifikim, proces pune dhe shitje👍

Posted by Edi Rama on E hënë, 24 August 2020

Olsi nga Luzi i Kavajës i ka vënë dijet e marra nga studimet për financë dhe mekanikë në funksion të familjes e të ambicjes së tij si fermer i ri, duke iu përkushtuar tokave të mbjella me perime, që sigurojnë të ardhura të mira në rritje.

Shtyhet afati i aplikimeve për Skemën Kombëtare 2026 deri më 6 korrik 2026

Informohen të gjithë fermerët dhe subjektet e interesuara se afati për aplikimet në kuadër të Skemës Kombëtare 2026 është shtyrë deri më 6 korrik 2026.
Ky vendim është marrë për t'u krijuar mundësi të gjithë fermerëve që ende nuk kanë përfunduar procesin e aplikimit, të kenë kohën e nevojshme për të dorëzuar kërkesat e tyre dhe për të përfituar nga mbështetja financiare e ofruar nëpërmjet Skemës Kombëtare.

Ftojmë të gjithë fermerët që nuk kanë aplikuar ende, të shfrytëzojnë këtë afat shtesë dhe të përfundojnë aplikimin e tyre brenda datës 6 korrik 2026.

Për informacion të mëtejshëm mbi kriteret, dokumentacionin dhe procedurat e aplikimit, fermerët mund të drejtohen pranë zyrave rajonale përkatëse ose të konsultojnë kanalet zyrtare të institucionit si dhe në faqen zyrtare www.azhbr.gov.al.

Afati i ri përfundimtar i aplikimeve: 6 korrik 2026, ora 16:30.


This will close in 0 seconds