info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

#RESPEKT🙏📍Sarandë – Leonidha dhe djemtë e ekuipazhit të tij me anijen e tyre të peshkimit nisin lundrimin në orët e para të mëngjesit, duke siguruar prodhimin që e tregtojnë prej vitesh në të gjithë vendin⛴⚓️Gjithë jetën e tij Leonidha ia ka dedikuar detit, ndërsa e gjithë familja e tij i është përkushtuar sipërmarrjes së tregtisë së peshkut. Por jeta dhe ekonomia e tyre ka ndryshuar shumë për mirë falë politikave të reja mbështetëse për peshkimin, si edhe financimeve direkte nga AZHBR🐟🐟🦐🦀🐡Sot peshkimi është transformuar nga një sektor informal, në një industri që rritet çdo vit, por rritja e mëtejshme do të shoqërohet padiskutim nga një rritje e mbështetjes për komunitetin e mrekullueshëm të peshkatarëve🤝

Posted by Edi Rama on E mërkurë, 26 August 2020

Sarandë – Leonidha dhe djemtë e ekuipazhit të tij me anijen e tyre të peshkimit nisin lundrimin në orët e para të mëngjesit, duke siguruar prodhimin që e tregtojnë prej vitesh në të gjithë vendin.

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds