info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Në Samaticë, në bashkinë Dimal, pas kthimit nga emigrimi, Dashamir Çela ka ngritur një fermë blegtorale me 55 krerë, duke investuar dhe punuar çdo ditë për zgjerimin e aktivitetit të tij.

Në sajë të mbështetjes nga Skema Kombëtare e Investimeve, ai ka lidhur një kontratë për përfitimin e agregateve bujqësore. Edhe vitin e kaluar ka qenë përfitues i kësaj skeme, duke rritur efikasitetin dhe lehtësuar proceset e punës në fermë.
Mbështetja për fermerët dhe blegtorët përmes skemave të financimit po krijon mundësi konkrete për modernizimin e fermave, rritjen e prodhimit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale.