Nga tradita e Fratarit në tregjet ndërkombëtare, vaji i ullirit “Frateri”, një brand i krijuar nga familja Canaj në Spitallë, Durrës, vijon me krenari trashëgiminë e krahinës së Fratarit në Mallakastër.
Duke bashkëpunuar me fermerë nga Mallakastra, Durrësi dhe Belsh, si dhe duke kultivuar sipërfaqet e veta me ullinj, kompania garanton cilësi dhe autenticitet në çdo produkt.
Rritja e kërkesës në treg ka sjellë nevojën për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese. Për këtë arsye, kompania do të investojë në linja të reja përpunimi dhe ambalazhimi, në kuadër të kontratës së lidhur me AZHBR për Skemën Kombëtare të Investimeve.
Sot, vaji i ullirit “Frateri” furnizon tregun vendas dhe eksportohet me sukses në Evropë dhe SHBA, duke promovuar vlerat e prodhimit shqiptar dhe markën Made in Albania.
