Agronom dhe fermer, Qatipi kultivon një sipërfaqe prej 4 hektarësh me mollë, qershi, mjedër, arra, vreshta dhe kultura foragjere.
Në sajë të mbështetjes nga Skema Kombëtare e Investimeve, ai ka investuar në një traktor dhe agregate ndihmëse, të cilat i kanë lehtësuar dhe rritur ndjeshëm efikasitetin e punëve në fermë.
Mbështetja për mekanizimin e fermave bujqësore vijon të jetë një nga prioritetet kryesore për fuqizimin e bujqësisë dhe rritjen e konkurrueshmërisë së fermerëve në vend.
