info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Tërbuf, Lushnjë | Flueda sh.p.k., një fermë moderne blegtorale, e ndërtuar sipas standardeve bashkëkohore, me kapacitet të konsiderueshëm krerësh dhe potencial të lartë për prodhimin e qumështit.
Me mbështetjen e Skemës Kombëtare të Investimeve, është realizuar ky investim i rëndësishëm, i cili krijon perspektivë për zgjerimin dhe rritjen e mëtejshme të aktivitetit.
Edhe këtë vit, përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes, vijojmë të mbështesim sektorin e blegtorisë me subvencione për numrin e krerëve të gjedhëve dhe të imtave, si dhe me financime për ndërtimin e staneve dhe përmirësimin e kushteve në fermë.

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds