Enkeled Tafa, prej 5 vitesh, familjarisht ka ngritur një pemëtore ku kultivohen kumbulla, në një sipërfaqe prej 2 ha, në fshatin Beden, Kavajë.
Në sajë të mbështetjes nga Skema Kombëtare e Investimeve për blerjen e traktorit dhe agregateve bujqësore, puna në fermë është bërë më efikase, duke rritur produktivitetin e proceseve të përditshme.
Edhe këtë vit, përmes Skemës Kombëtare, vazhdojmë të mbështesim investimet në mekanizimin e bujqësisë, për pajisje dhe mjete bujqësore që ndihmojnë fermerët të zhvillojnë dhe modernizojnë fermat e tyre.
