Në kuadër të Fazës së Dytë të Projektit Pilot LPIS, u organizua një workshop teknik mbi prezantimin e rezultateve të ndërmjetme. Ekspertët ndanë njohuri dhe përvojë me ekipin LPIS mbi klasifikimin e kullotave dhe livadheve, pas ditës së parë në terren në malin e Tomorrit, duke përfshirë aplikimin e metodës pro-rata, përcaktimin e elementeve të peizazhit, si dhe kontrollin dhe garantimin e cilësisë së të dhënave LPIS.
Një falënderim i veçantë për UNOPS dhe të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e tyre.
Projekti EU4Property Rights financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNOPS, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.








