info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Bujqësia shqiptare drejt standardeve evropiane përmes bashkëpunimit ndërkombëtar

Përfaqësues të Agjencive të Pagesave nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian u bënë bashkë në Tiranë, për të ndarë përvojat dhe për të diskutuar mbi të ardhmen e bujqësisë, në funksion të forcimit të sistemeve dhe standardeve që mbështesin zhvillimin rural.
Takimi nuk ishte thjesht një diskutim teknik mbi IACS, sistemin e administrimit dhe kontrollit, por një hap i rëndësishëm në shkëmbimin e njohurive, praktikave dhe instrumenteve që synojnë ta bëjnë punën e fermerëve shqiptarë më të lehtë, më transparente dhe më të mbështetur mbi standarde evropiane.
Nga përmirësimi i sistemit LPIS deri te harmonizimi me kërkesat e Bashkimit Evropian, çdo përpjekje e përbashkët përfaqëson një investim konkret në një bujqësi më moderne dhe në një zhvillim rural të qëndrueshëm.
Mirënjohje për partnerët tanë për bashkëpunimin, ekspertizën dhe vizionin e përbashkët për një Shqipëri gjithnjë e më pranë familjes evropiane.