info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Nazim Kanapari i angazhuar në bujqësi prej 12 vitesh, kultivon në një sipërfaqe prej 22 hektarësh kultura të ndryshme si vreshta, dardha dhe drithëra në fshatin Kanaparaj, Kavajë. Me mbështetjen e Skemës Kombëtare të Investimeve nga AZHBR, ka investuar në makineri bujqësore dhe agregate ndihmëse që përshpejtojnë proceset e punës në fermë, duke rritur efikasitetin dhe rendimentin e prodhimit.
Kjo skemë është një mbështetje konkrete për fermerët që duan të investojnë në modernizimin e aktiviteteve bujqësore.
Përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, me 50% grant dhe mbështetjes nga Kredia e Butë të kombinuar me Garancinë Sovrane, çdo fermer mund të përfitojë financim me normë interesi vetëm 2% dhe mbulim kolaterali deri në 70%.

NJOFTIM PËR FERMERËT


Njoftohen të gjithë fermerët dhe aplikantët e interesuar se, gjatë gjithë periudhës së hapur të thirrjes për aplikime, Agropikat në të gjithë vendin do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavave, në orarin 08:00 – 13:00.

Ky vendim është marrë me qëllim mbështetjen e fermerëve gjatë procesit të aplikimit dhe garantimin e një asistence sa më të plotë dhe të vazhdueshme përgjatë kësaj periudhe.

Stafi i Agropikave do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, sqarime dhe udhëzime për çdo paqartësi lidhur me aplikimet, dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.

Ftojmë të gjithë fermerët të përfitojnë nga ky shërbim dhe t’i drejtohen Agropikës më të afërt për çdo mbështetje të nevojshme.

 

Ju faleminderit!

This will close in 0 seconds