info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Trajnim mbi Menaxhimin e Riskut në Nivel Organizativ për punonjësit e AZHBR, në bashkëpunim me USAID

AZHBR, në bashkëpunim me USAID, zhvilluan sot në “Hotel Tirana International” trajnimin me temë: “Menaxhimi i Riskut ne Nivel Organizativ” për stafin e Programit IPARD. Ky trajnim është pjesë e aktivitetit SPS (Support for Private Sector), financuar nga USAID-i nëpermjet Projektit “Economic Development, Governance, and Enterprise Growth (EDGE)”, implementuar nga IDG (International Development Group). Trajnimet disa ditore në ambientet e AZHBR, u udhëhoqën nga eksperti lituanez Tomas Orlickas (Zv. Drejtor i Përgjithshem i Agjencisë së Pagesave në Lituani), ndërsa takimi i sotëm u kryesua nga Todor Yankulov (CIA, CGAP). Eranda Selmanaj, Drejtore e Përgjithshme në AZHBR, foli për rëndësinë e veçantë që kanë trajnimet në zhvillimin e njohurive dhe rritjen e vigjilencës, duke i mundësuar të gjithë stafit, nga sektorë të ndryshëm të Programit IPARD, të marrin njohuri në këtë fushë. Këto trajnime janë pjesë e procesit përgatitor për akreditimin e Programit IPARD III, si kusht nga BE për rritjen e kapaciteteve në administrimin e fondeve.

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*

Shtyhet afati i aplikimeve për Skemën Kombëtare 2026 deri më 6 korrik 2026

Informohen të gjithë fermerët dhe subjektet e interesuara se afati për aplikimet në kuadër të Skemës Kombëtare 2026 është shtyrë deri më 6 korrik 2026.
Ky vendim është marrë për t'u krijuar mundësi të gjithë fermerëve që ende nuk kanë përfunduar procesin e aplikimit, të kenë kohën e nevojshme për të dorëzuar kërkesat e tyre dhe për të përfituar nga mbështetja financiare e ofruar nëpërmjet Skemës Kombëtare.

Ftojmë të gjithë fermerët që nuk kanë aplikuar ende, të shfrytëzojnë këtë afat shtesë dhe të përfundojnë aplikimin e tyre brenda datës 6 korrik 2026.

Për informacion të mëtejshëm mbi kriteret, dokumentacionin dhe procedurat e aplikimit, fermerët mund të drejtohen pranë zyrave rajonale përkatëse ose të konsultojnë kanalet zyrtare të institucionit si dhe në faqen zyrtare www.azhbr.gov.al.

Afati i ri përfundimtar i aplikimeve: 6 korrik 2026, ora 16:30.


This will close in 0 seconds