info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Masa 5 - Mbështetje për kontrollin biologjik të dëmtuesve të perimeve në serra dhe/ose luleshtrydheve në tunele plastike

Pagesa për kontrollin biologjik të dëmtuesve të perimeve (domate, speca, tranguj), në serra dhe/ose luleshtrydheve në tunele plastike.
Masa e përfitimit është 70 (shtatëdhjetë)% e vlerës totale të faturave tatimore, për blerjen e materialeve biologjike, përfshirë insektet e dobishëm, por jo më shumë se 40 000 (dyzet mijë) lekë për dynym në rastin e dy mbjelljeve në vit.
Për fermerët individual, që aplikojnë për mbështetje për kontrollin biologjik, sipërfaqja minimale e kultivuar është 1 (një) dynym, ndërsa për aplikantët me status “SHBB” sipërfaqja minimale është 1 (një) ha, për secilën nga mbjelljet.

1.1. Kriteret specifike për masën

Përfitues të mundshëm: Fermerë individual, SHBB. person fizik ose juridik.

  • Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv.
  • Aplikantë të kësaj mase janë fermerë që kultivojnë perime (domate. speca. tranguj) në serra dhe/ose luleshtrydhe në tunele plastike.
  • Aplikanti fermer individual të ketë jo më pak se 1 (një) dynym sipërfaqe të mbjellë me perime (domate, speca, tranguj) në serra dhe/ose luleshtrydhe në tunele plastike dhe zbaton kontrollin biologjik ndaj dëmtuesve të tyre, ndërsa për aplikantët me status “SHBB” sipërfaqja minimale është 1 (një) ha, për secilën nga mbjelljet.
  • Toka të jetë në pronësi të aplikantit dhe/ose me qira jo më pak se një vit, përfshirë edhe vitin e aplikimit.
  • Të ketë faturë për blerjen e materialeve biologjike. përfshirë insektet e dobishëm (vetëm për fermerët që përdorin kontrollin biologjik të dëmtuesve).
  • Përfituesi nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR dhe AZHBR.

1.2. Angazhimi për përmbushjen e kushtëzimeve

  • Angazhimet për përmbushjen e kushtëzimeve për masën nr 5, të jenë në përputhje me Aneksin 6. bashkëlidhur këtij udhëzimi.

1.3. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në listën e përfituesve

    • Dokumentacioni i pronësisë apo marrjes me qira të tokës. Pronësia mbi tokën bujqësore, vërtetohet me një nga dokumentet e mëposhtme:
      • Certifikatë pronësie, e shoqëruar me hartën treguese dhe kartelën e pasurisë së paluajtshme:
      • Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), sipas legjislacionit për ndarjen e tokës bujqësore, bashkëlidhur me fragmentin e hartës kadastrale / skicën ose planvendosjen, të vërtetuar nga DAMT ose Njësia Administrative ku ndodhet ngastra.
    • Në të dy rastet, kur aplikuesi është një nga anëtarët e familjes bujqësore dhe pronësia i takon familjes bujqësore, është e nevojshme dakordësia e shumicës së anëtarëve të familjes bujqësore. Kur aplikuesi merr tokë me qira:
      • Kontratë qiraje me akt noterial ose një dokument të ligjshëm të nënshkruar mes palëve (shoqëruar me dokumentat përkatës të pronësisë). Afati i qiradhënies të jetë jo më pak se një vit, përfshirë edhe vitin e aplikimit:
  • Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit.

Aplikanti duhet të dorëzojë këtë dokument, pranë Agropikës më të afërt ose zyrës qendrore të AZHBR-së, brenda 20 ditë kalendarike pas publikimit të listës së përfituesve ose edhe në momentin e verifikimit.

1.4. Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit në terren

  • Faturat për blerjen e materialeve biologjike, përfshirë insektet e dobishëm që përdoren për kontrollin biologjik të dëmtuesve.
  • Vërtetim nga AKVMB/AREB për përdorimin e materialeve biologjike. përfshirë insektet e dobishëm që përdoren për kontrollin biologjik të dëmtuesve.
  • Vërtetim nga AKVMB për plotësimin e regjistrit të përdorimit të Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve (PMB-ve).
  • Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit, nëse nuk është dorëzuar më parë.

Në rastet kur dokumentet e mësipërme aplikanti nuk i disponon në momentin e verifikimit, mund t’i dorëzojë pranë Agropikës më të afërt. zyrës qendrore të AZHBR-së fizikisht ose me postë. Këto dokumente skanohen dhe ngarkohen në sistem.

APLIKIMET PRANOHEN NGA DATA 25.05.2026 DERI MË 26.06.2026