Masa 4 - Mbështetje për tufë bazë të matrikulluar, dosa ose paradosa
Pagesa për dosa dhe/ose paradosa të matrikulluara në vlerën deri në 7 000 (shtatë mijë) lekë/krerë dosë/paradosë, për fermer/aplikant me jo më pak se 5 (pesë) krerë dosa dhe/ose paradosa. Për pjesën mbi 100 (njëqind) krerë, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “SHBB”.

1.1. Kriteret specifike për masën
Përfitues të mundshëm: Fermerë individual. SHBB, person fizik ose juridik.
- Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv.
- Aplikanti duhet të ketë jo më pak se 5 (pesë) krerë dosa dhe/ose paradosa. të matrikulluara. Në ditën e aplikimit mosha e dosave duhet të jetë jo më pak se 8 muaj, ndërsa mosha e paradosave jo më pak se nga 6 muaj.
- Kafshët, sipas kategorive dosa dhe paradosa duhet të jenë të regjistruara në sistemin identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve – RUDA.
- Përfituesi nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR dhe AZHBR.
1.2. Angazhimi për përmbushjen e kushtëzimeve
- Angazhimet për përmbushjen e kushtëzimeve për Masën nr. 4. të jenë në përputhje me Aneksin 5. bashkëlidhur këtij udhëzimi.
1.3. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në Listën e përfituesve
- Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit.
Aplikanti duhet të dorëzojë këtë dokument, pranë Agropikës më të afërt ose zyrës qendrore të AZHBR-së, brenda 20 ditë kalendarike pas publikimit të listës së përfituesve ose edhe në momentin e verifikimit.
