info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Masa 4: MBËSHTETJE PËR FARA/FIDANË DHE IMPUTE TË TJERA

Pagesa në vlerën deri në 200 000 (dyqind mijë) lekë për ha për kultivimin e perimeve, rrushit për tavolinë në serra dhe/ose luleshtrydhe në tunele plastike për fermer/aplikant me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 (një) ha.
Për sipërfaqen mbi 5 (pesë) ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “SHBB”.
Përfitojnë pagesë shtesë fermerët që përdorin kontrollin biologjik të dëmtuesve të perimeve (domate, speca, tranguj, luleshtrydhe). Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore për blerjen e materialeve biologjike, përfshirë insektet e dobishëm, por jo më shumë se 30,000 mijë lekë për dynym në rastin e dy mbjelljeve në vit.
Për fermerët individual, që aplikojnë për mbështetje vetëm për kontrollin biologjik, sipërfaqja minimale e kultivuar të jetë 3 (tre) dynym, ndërsa për aplikantët me status “Grup fermerësh” ose “SHBB” sipërfaqja minimale të jetë 1 (një) ha, për secilën nga mbjelljet.

1.1. Kriteret specifike për masën

 Përfitues të mundshëm: Fermerë individual, grup fermerësh, SHBB, person fizik ose juridik.

  • Nuk kërkohen dokumenta shtesë për të dhënat e gjeneruara nga portali e-Albania dhe të konfirmuara në formularin online.
  • Aplikimet on-line bëhen nga vetë aplikanti përmes portalit e-Albania.
  1. Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv. Në rastin e aplikimit si grup fermerësh, aplikimi quhet i vlefshëm vetëm nëse të gjithë anëtarët e grupit kanë NIPT në status aktiv.
  2. Aplikantë të kësaj mase janë fermerë që kultivojnë perime, rrush për tavolinë në serra dhe/ose luleshtrydhe në tunele plastike.
  3. Aplikanti (fermeri individual/grupi i fermerëve) të ketë jo më pak se 1 (një) ha sipërfaqe të mbjellë me perime, rrush për tavolinë në serra ose luleshtrydhe në tunele plastike.
  4. Në rastin e aplikimit si grup fermerësh duhet të kenë marrëveshje dakordësie/bashkimi të anëtarëve të grupit të fermerëve, e cila ngarkohet në sistem në momentin e aplikimit. Në marrëveshje përcaktohet sipërfaqja totale e mbjellë/që do mbillet për çdo anëtar dhe si grup, në çdo sezon si dhe përfaqësuesi i grupit që bën aplikimin.
  5. Në rastin e aplikimit si grup fermerësh për kulturat perimore, duhet që lloji (specia) dhe kultivari i mbjellë të jenë të njëjtë, për të paktën një sezon.
  6. Aplikanti të ketë planvendosjen e serrës/serrave dhe/ose tuneleve me të dhënat kryesore.
  7. Toka të jetë në pronësi të aplikantit dhe/ose me qira jo më pak se një vit, përfshirë edhe vitin e aplikimit.
  8. Të ketë faturë për blerjen e materialit mbjellës të kulturave perimore. Faturat e blerjes së fidanëve duhet të përputhen me periudhën e realizimit të mbjelljeve.
  9. Për rrushin e tavolinës dhe luleshtrydhen të ketë faturë për blerjen e plehërave ose produkteve për mbrojtjen e bimëve (PMB)/pesticideve.
  10. Të ketë faturë për blerjen e materialeve biologjike, përfshirë insektet e dobishëm (vetëm për fermerët që përdorin kontrollin biologjik të dëmtuesve).
  11. Përfituesi nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR dhe AZHBR

1.2. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në Listën e të përfituesve

  1. Planvendosja e serrës/tunelit plastik për sipërfaqen e mbjellë,
    sipas Aneksit 4
  2. Dokumentacioni i pronësisë apo marrjes me qira të tokës.

Pronësia mbi tokën bujqësore, vërtetohet me një nga dokumentet e mëposhtme:

– Certifikatë pronësie, e shoqëruar me hartën treguese dhe kartelën e pasurisë së paluajtshme;

– Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), sipas legjislacionit për ndarjen e tokës bujqësore, bashkëlidhur me fragmentin e hartës kadastrale / skicën ose planvendosjen, të vërtetuar nga DAMT ose Njësia Administrative ku ndodhet ngastra.

Në të dy rastet, kur aplikuesi është një nga anëtarët e familjes bujqësore dhe pronësia i takon familjes bujqësore, është e nevojshme dakordësia e shumicës së anëtarëve të familjes bujqësore.

Kur aplikuesi merr tokë me qira:

– Kontratë qiraje me akt noterial ose një dokument të ligjshëm të nënshkruar mes palëve (shoqëruar me dokumentat përkatës të pronësisë). Afati i qiradhënies të jetë jo më pak se një vit, përfshirë edhe vitin e aplikimit;

3. Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit.

Në rastin e aplikimit si grup fermerësh:

4. Marrëveshja e dakordësisë/bashkimit të anëtarëve të grup fermerëve, e nëshkruar sipas marrëveshjes tip në Aneksin 2 (M 4). Marrëveshja dorëzohet fizikisht në rast se nuk është ngarkuar në sistem.

Aplikanti duhet të dorëzojë dokumentacionin, përfshirë edhe atë të specifikuar në listën e përfituesve, pranë Agropikës më të afërt ose zyrës qendrore të AZHBR-së, brenda 30 ditëve kalendarike pas publikimit të saj.

1.3. Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit në terren

  1. Për kulturat perimore, faturë për blerjen e materialit mbjellës:

Për farat dhe fidanët e prodhuar në vend:

• Faturë tatimore e fiskalizuar e blerjes së farave/fidanëve, lëshuar nga subjekti tregtues, ku specifikohet lloji (specia) dhe sasia e farave/fidanëve të blerë, si dhe seria e fidanëve të tregtuar sipas certifikatës;

• Një fotokopje të certifikatës zyrtare për materialin mbjellës (lëshuar nga ESHFF), nga subjekti i certifikuar me nënshkrim e vulë të njomë të subjektit tregtues.

Për materialin mbjellës të importuar (farat dhe fidanët):

• Faturën tatimore/e fiskalizuar e blerjes, lëshuar nga subjekti tregtues ose aktin e zhdoganimit, ku specifikohet lloji (specia) dhe sasia e materialit mbjellës të blerë;

• Fotokopje të certifikatës së origjinës/certifikatës fitosanitare, të vërtetuar me origjinalen me nënshkrimin dhe vulën e njomë të subjektit tregtues.

Kur fidani është prodhuar nga vetë fermeri aplikant, plotësohet deklarata përkatëse.

Në rastin e aplikimit si grup fermerësh, fatura e materialit mbjellës për kulturat perimore të provojë blerjen e të njëjtit kultivar.

2. Faturat për blerjen e materialeve biologjike, përfshirë insektet e dobishëm (vetëm për fermerët që përdorin kontrollin biologjik të dëmtuesve).

3. Për rrushin e tavolinës dhe luleshtrydhen, faturë për blerjen e plehrave ose PMB/pesticideve.

4. Vërtetim nga AKVMB për plotësimin e regjistrit të përdorimit të Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve (PMB-ve).

5. Vërtetim nga AKVMB/AREB për përdorimin e materialeve biologjike, përfshirë insektet e dobishëm (vetëm për fermerët që përdorin kontrollin biologjik të dëmtuesve).

6. Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit, nëse nuk është dorëzuar më parë.

Në rastet kur dokumentet e mësipërme aplikanti nuk i disponon në momentin e verifikimit, mund t’i dorëzojë pranë Agropikës më të afërt, zyrës qendrore të AZHBR-së fizikisht ose me postë. Këto dokumente skanohen dhe ngarkohen në sistem.

APLIKIMET PRANOHEN NGA DATA 14.04.2025 DERI MË 30.05.2025