info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Masa 11: MBËSHTETJE PËR AUTOMATIZIMIN DHE DIGJITALIZIMIN E PROCESEVE TË PUNËS

Mbështetje për automatizimin dhe digjitalizimin e proceseve të punës  në fermë. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë për subjekt.

Përfituesit e mundshëm: Fermer individual, person fizik ose juridik;

 

  1. Aplikanti për automatizimin dhe digjitalizimin e proceseve të punës  në fermë, të ketë projektin me specifikimet përkatëse dhe që përshkruan, për aq sa është e mundur, kriteret konkurruese sipas pikës “ ii” më poshtë;
  2. Pajisjet/programet/makineritë për automatizimin dhe digjitalizimin e proceseve të punës  në fermë të jenë të reja;

Toka/objekti ku zbatohet projekti të jetë në pronësi të aplikantit dhe/ose me qira për të paktën 3 vjet përfshirë edhe vitin e aplikimit;

Nuk kërkohen dokumenta shtesë për të dhënat e gjeneruara nga portali e-Albania dhe të konfirmuara në formularin online.
• Aplikimet on-line bëhen nga vetë aplikanti përmes portalit e-Albania.

APLIKIMET PRANOHEN NGA DATA 25.02.2022 DERI MË 25.03.2022