Masa 1 - Për tufën bazë të matrikulluar(gjedhë)
Pagesa për gjedh të matrikulluar në vlerën deri në 10 000 (dhjetë mijë) lekë/krerë lopë/mëshqerë dhe deri në 5 000 (pesë mijë) lekë/krerë viça, për fermer/aplikant me jo më pak se 10 (dhjetë) krerë gjedh.
Për pjesën mbi 50 (pesëdhjetë) krerë, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB)”.

1.1. Kriteret specifike për masën
Përfitues të mundshëm: Fermerë individual, grup fermerësh, SHBB, person fizik ose juridik.
- Nuk kërkohen dokumenta shtesë për të dhënat e gjeneruara nga portali e-Albania dhe të konfirmuara në formularin online.
- Aplikimet on-line bëhen nga vetë aplikanti përmes portalit e-Albania.
- Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv. Në rastin e aplikimit si grup fermerësh, aplikimi quhet i vlefshëm vetëm nëse të gjithë anëtarët e grupit kanë NIPT me status aktiv.
- Aplikanti (fermer individual/grup fermerësh) duhet të ketë jo më pak se 10 (dhjetë) krerë gjedhë (lopë, mëshqera, viça), të matrikulluar. Në ditën e aplikimit mosha e lopëve duhet të jetë jo më pak se 20 muaj, mosha e mëshqerave jo më pak se nga 14 muaj, ndërsa mosha e viçave jo më shumë se 14 muaj. Pagesa për viçat përfitohet nëse ata mbarështohen/janë mbarështuar në fermën e aplikantit për jo më pak se 3 muaj.
- Në rastin e aplikimit si grup fermerësh duhet të kenë marrëveshje dakordësie/bashkimi të anëtarëve të grupit të fermerëve, e cila ngarkohet në sistem në momentin e aplikimit. Në marrëveshje përcaktohet numri total i krerëve për çdo anëtar dhe si grup, si dhe përfaqësuesi i grupit që bën aplikimin.
- Në rastin e aplikimit si grup fermerësh duhet të kenë kontratë për shitjen e qumështit, midis grupit të fermerëve dhe një subjekti të licencuar grumbullues/përpunues të qumështit;
Kontrata parashikon që sasia e qumështit të shitur të jetë jo më pak se 30% të prodhimit që realizon grupi (bazuar në rendimentin mesatar në shkallë qarku, me referencë të dhënat e INSAT). Çdo anëtar i grupit të dorëzojë në AZHBR jo më pak se një faturë/autofaturë shitje të qumështit. Sasia e qumështit e pasqyruar në të gjithë faturat e dorëzuara nga grupi i fermerëve të jetë jo më pak se 30% të prodhimit vjetor. - Kafshët, sipas kategorive lopë, mëshqera, viça, duhet të jenë të regjistruara në sistemin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve- RUDA.
- Përfituesi nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR dhe AZHBR.
1.2. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në Listën e përfituesve
-
- Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit.
Në rastin e aplikimit si grup fermerësh: - Marrëveshja e dakordësisë/bashkimit të anëtarëve të grup fermerëve, e nëshkruar sipas marrëveshjes tip në Aneksin 2 (M 1-3). Marrëveshja dorëzohet fizikisht në rast se nuk është ngarkuar në sistem.
- Kontrata për shitjen e qumështit, midis grupit të fermerëve dhe një subjekti të licencuar grumbullues/përpunues të qumështit, sipas Aneksit 3. Kontrata dorëzohet fizikisht në rast se nuk është ngarkuar në sistem.
- Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit.
Aplikanti duhet të dorëzojë dokumentacionin, përfshirë edhe atë të specifikuar në listën e përfituesve, pranë Agropikës më të afërt ose zyrës qendrore të AZHBR-së, brenda 30 ditë kalendarike pas publikimit të saj.
1.3. Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit
-
-
- Fatura/autofatura të shitjes së qumështit për secilin nga anëtarët e grupit të fermerëve.
-