MASA 7: INVESTO NË AGROTURIZËM/LINJA/MAKINERI/PAJISJE DHE PËRFITO 50% FINANCIM
Mbështetje për diversifikimin e aktiviteteve ekonomike në zonat rurale:
- Mbështetje për linja/makineri/pajisje për përpunimin, paketimin, standardizimin dhe etiketimin e ullirit, vajit të ullirit, bimëve mjekësore e aromatike dhe qumështit në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 5,000,000 lekë për subjekt. Përfitues janë subjektet, të cilat nuk mund të mbështeten nga programi IPARD II.
- Mbështetje për ngritjen ose rikonstruksionin e ambienteve për veprimtari të turizmit rural nga 6 deri në 10 dhoma, në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 5,000,000 lekë për subjekt.
- Mbështetje për investime në agroturizëm kundrejt planit të biznesit, në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 10,000,000 lekë për subjekt. Përfitues janë subjektet, të cilat nuk mund të mbështeten nga programi IPARD II.
- Përfituesit e mundshëm janë subjektet me status fizik, juridik të regjistruar në QKB për aktivitetin që aplikojnë.
- Investimet e pranueshme janë në zonat rurale. Subjektet duhet të aplikojnë me plan biznezi 5-vjecar, sipas modelit zyrtar të publikuar në faqen zyrtare të AZHBR: azhbr.gov.al
- Investimi nuk duhet të fillojë para lidhjes së kontratës. Leja e ndërtimit /rikonstruksionit të siugurohet para lidhjes së kontratës, por jo më vonë 70 ditë kalendarike nga përfundimi i aplikimeve.
Formular aplikimi standard
Fotokopje e kartës së identitetit/pasaportës biometrike së aplikantit apo përfaqësuesit ligjor, fotokopje e NIPT-it.
Aplikanti duhet të ketë dokumentin e pronësisë/qiramarrjes së tokës/ndërtesë lëshuar nga DVASHK, shoqëruar me kartelë pasurie të rifreskuar dhe lëshuar jo më shumë se 30 ditë nga data e aplikimit. Ndërtesa/toka që do të përdoret për investimin të jetë në pronësi, ose e marrë më qira për një periudhë mbi 9 vjet, nga momenti i aplikimit, në emër të aplikantit/subjektit aplikues.
3 oferta origjinale me datë, firmë dhe vulë, të shoqëruara me formularin e regjistrimit të QKB të subjekteve ofertuese
Dokumentat specifike të tjera të detajuara për këtë masë mbështetëse në faqen zyrtare të AZHBR: www.azhbr.gov.al