info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Masa 3: BLETARIA

Mbarështim i bletarisë në vlerën deri në 1 000 (një mijë) lekë për zgjua, për fermer/aplikant me jo më pak se 50 (pesëdhjetë) zgjoje. Për pjesën mbi 150 (njëqind e pesëdhjetë) zgjoje, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “SHBB”.

1.1. Kriteret specifike për masën

Përfitues të mundshëm: Fermerë individual, grup fermerësh, SHBB,  person fizik ose juridik.

  1. Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv. Në rastin e aplikimit si grup fermerësh, aplikimi quhet i vlefshëm vetëm nëse të gjithë anëtarët e grupit kanë NIPT me status aktiv.
  2. Aplikanti (fermer individual/grup fermerësh), të ketë jo më pak se 50 (pesëdhjetë) zgjoje.
  3. Në rastin e aplikimit si grup fermerësh duhet të kenë marrëveshje dakordësie/bashkimi të anëtarëve të grupit të fermerëve, e cila ngarkohet në sistem në momentin e aplikimit. Në marrëveshje përcaktohet numri total i zgjojeve për çdo anëtar dhe si grup, si dhe përfaqësuesi i grupit/subjektit që bën aplikimin.
  4. Në rastin e aplikimit si grup fermerësh duhet të kenë kontratë për shitjen e mjaltit, midis grupit të fermerëve dhe një subjekti të licencuar grumbullues/përpunues të mjaltit; Kontrata parashikon që sasia e mjaltit të dorëzuar të jetë jo më pak se 30% të prodhimit që realizon grupi (bazuar ne rendimentin mesatar në shkallë qarku, me referencë të dhënat e INSTAT). Çdo anëtar i grupit të dorëzojë në AZHBR jo më pak se një faturë/autofaturë shitje të mjaltit. Sasia e mjaltit e pasqyruar në të gjithë faturat e dorëzuara nga grupi i fermerëve, të jetë jo më pak se 30% të prodhimit vjetor.
  5. Aplikanti si fermer individual në momentin e verifikimit të ketë jo më shumë se 1 vendndodhje për 50 zgjoje të bletëve, jo më shumë se 2 vendndodhje për 100 zgjoje dhe jo më shumë se 3 vendndodhje për 150 zgjoje.
  6. Zgjojet e bletëve të jenë të matrikulluara dhe të regjistruara në regjistrin elektronik të AKVMB/drejtorinë rajonale përkatëse.
  7. Përfituesi nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR dhe AZHBR.

1.2. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në Listën e të kualifikuarve

  1. Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit.

Në rastin e aplikimit si grup fermerësh:

2. Marrëveshja e dakordësisë/bashkimit të anëtarëve të grup fermerëve, e nëshkruar sipas marrëveshjes tip në Aneksin 2 (M 1-3), siç është ngarkuar në sistem në momentin e aplikimit.

3. Kontrata për shitjen e mjaltit, midis grupit të fermerëve dhe një subjekti të licencuar grumbullues/përpunues të mjaltit, sipas Aneksit 3.

Aplikanti të dorëzojë dokumentacionin, përfshirë edhe atë të specifikuar në listën e të kualifikuarve, pranë Agropikës më të afërt ose zyrës qendrore të AZHBR-së, brenda 20 ditë kalendarike pas publikimit të saj.

1.3. Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit

  1. Fatura të shitjes së mjaltit për secilin nga anëtarët e grupit.
  2. Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit, nëse nuk është dorëzuar më parë.

Nuk kërkohen dokumenta shtesë për të dhënat e gjeneruara nga portali e-Albania dhe të konfirmuara në formularin online.
• Aplikimet on-line bëhen nga vetë aplikanti përmes portalit e-Albania.

APLIKIMET PRANOHEN NGA DATA 27.03.2024 DERI MË 19.04.2024

Leave Your Reply

Your email address will not be published.

*