info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Masa 5: CERTIFIKIMI GLOBAL GAP

Implementimi dhe certifikimi Global GAP, në perime, fruta, rrush, ullinj, agrume dhe kultura të tjera bujësore të certifikueshme, në masën 50 (pesëdhjetë) % të vlerës totale të faturës tatimore:

  • por jo më shumë 175 000 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë, në sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha;

por jo më shumë se 500 000 lekë, për sipërfaqe jo më pak se 3 ha në ambiente të mbrojtura dhe jo më pak se 10 ha në fushë të hapur.

Përfitues të mundshëm: Fermerë individual, grup fermerësh, SHBB, person fizik ose juridik;

  1. Një aplikues mund të përfitojë një certifikatë e cila mund të përmbajë më shumë se një produkt, në sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha për një ose më shumë kultura të
  2. Aplikuesi duhet të jetë në procedurë certifikimi me një trupë certifikimi të akredituar (shqiptare ose e huaj);
  3. Certifikata të ketë elementë të verifikueshëm on-line, për operatorin, trupën e certifikimit dhe organizmin akreditues në faqen zyrtare të GLOBAL GAP;
  4. Aplikuesit të ndjekin procedurën e miratuar deri në marrjen e certifikatës Global GAP.
  5. Dakordësia e anëtarëve kur aplikimi bëhet si grup.

Aplikanti të dorëzojë dokumentacionin e specifikuar  në listën e të kualifikuarve brenda 15 ditë kalendarike pas publikimit së vijës së finacimit.

Nuk kërkohen dokumenta shtesë për të dhënat e gjeneruara nga portali e-Albania dhe të konfirmuara në formularin online.
• Aplikimet on-line bëhen nga vetë aplikanti përmes portalit e-Albania.

APLIKIMET PRANOHEN NGA DATA 25.02.2022 DERI MË 25.03.2022