info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Masa 10: MBËSHTETJE PËR NDËRTIMIN E TREGJEVE TË PRODUKTEVE BUJQËSORE

Mbështetje për ndërtimin e tregjeve të produkteve bujqësore dhe/ose tregjeve të kafshëve të gjalla për shoqëritë aksionare me kapital 100% publik, në vlerën jo më shumë se 30 000 000 (tridhjetë milion) lekë.

Përfituesi të mundshëm: Bashkia, si shoqëri aksionere me kapital 100% publik

  1. Bashkitë/zonat ku aksesi i fermerëve në tregjet e produkteve bujqësore dhe tregjet e kafshëve të gjalla është i kufizuar;
  2. Investimi të përfshijë ndërtimin e tregjeve te reja apo përmirësimin e tregjeve ekzistuese;
  3. Të ketë projektin e investimit;
  4. Të ketë plan biznesin e detajuar për 5 vjet, sipas modelit standard, të përcaktuar në Aneksin 6 dhe 6.1, bashkëngjitur këtij udhëzimi:
  5. Përdorimi i fondeve duhet të bëhet sipas procedurës së prokurimit publik;
  6. Një bashki nuk mund të mbështetet për më shumë se një projekt;
  7. Të menaxhojë fondet e grantit dhe të bëjë të gjitha pagesat në përputhje me aktivitetet dhe kostot e parashikuara;
  8. Objekti duhet të jetë funksional në përfundim të

Nuk kërkohen dokumenta shtesë për të dhënat e gjeneruara nga portali e-Albania dhe të konfirmuara në formularin online.
• Aplikimet on-line bëhen nga vetë aplikanti përmes portalit e-Albania.

APLIKIMET PRANOHEN NGA DATA 25.02.2022 DERI MË 25.03.2022