info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

MASA 5&6: MBËSHTETJE PËR FERMAT ORGANIKE DHE CERTIFIKIMIN GLOBAL GAP

Zbatimi dhe certifikimi GLOBAL GAP për perime, fruta, rrush, ullinj dhe agrume në masën 50% të vlerës totale të faturës tatimore, me vlerë financimi jo më shumë se 175.000 lekë, për sipërfaqe jo më pak se 1 ha.

Përfituesit e mundshëm: Fermerë individualë, grup fermerësh, person fizik ose juridik, Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor
Përfitojnë të gjithë aplikuesit që janë në sistem certifikimi në kalim (viti i parë dhe/ose viti i dytë) ose në certifikim me kushtin që sipërfaqja e mbjellë që certifikohet të mos jetë më e vogël se 0.5 ha.
Në rastin e certifikimit GLOBAL GAP, aplikanti mund të përfitojë një certifikatë që mund të përmbajë më shumë se një produkt, në sipërfaqe jo më pak se 1 ha, për një ose më shumë kultura të mbjella.
• Certifikata të ketë elementë të verifikueshëm on-line për operatorin, trupën e certifikimit dhe organizmin akreditues në faqen zyrtare GLOBAL GAP.
Aplikanti duhet të ketë tokën në pronësi, dhe/ose me qira për të paktën 5 vjet, duke përfshirë dhe vitin e aplikimit.
• Për aplikimet që janë mbi vijën e financimit, në rast se aplikanti rezulton debitor ndaj MBZHR, AZHBR dhe Tatimeve apo nuk ka shlyer detyrimet sigurimet shoqërore, duhet të dorëzojë dokumentin që vërteton shlyerjen e detyrimeve brenda datës 15 maj 2021.

Afati përfundimtar i dorëzimit të dokumentacionit të specifikuar në listën e aplikimeve të kualifikuara mbi vijën e financimit në faqen zyrtare: www.azhbr.gov.al është data 15 maj 2021.

Nuk kërkohen dokumenta shtesë për të dhënat e gjeneruara nga portali e-Albania dhe të konfirmuara në formularin online.
• Aplikimet on-line bëhen nga vetë aplikanti përmes portalit e-Albania.

APLIKIMET PRANOHEN NGA DATA 24.03.2021 DERI MË 15.04.2021