info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Masa 12 - Pajisje, makineri dhe mjete bujqësore

Për pajisje, makineri dhe mjete bujqësore për mekanizimin dhe modernizimin e processeve të punës në ferma bujqësore dhe blegtorale. Masa e përfitimit të jetë në 50 (pesëdhjetë)%, të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë për subjekt dhe jo më pak se 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë për subjekt.

1.1. Kriteret specifike të përfitimit

Përfitues të mundshëm: Fermer individual, subjekt me status fizik/juridik, SHBB.

  • Aplikantët kryejnë aktivitet bujqësor në ferma me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 0.5 (zero pikë pesë) ha tokë bujqësore/ në ferma blegtorale me jo më pak se 5 (pesë) lopë/mëshqerra /jo më pak se 50 (pesëdhjetë) të imta / jo më pak se 5 (pesë) dosa/paradosa dhe jo më pak se 5 000 (pesë mijë) shpendë. Sipërfaqja e tokës dhe numri i krerëve të jenë brenda një bashkie.
  • Aplikimet me shpenzime të pranueshme nën vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë dhe me vlerë financimi të kërkuar nën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë refuzohen.
  • Toka të jetë në pronësi dhe/ose me qira/huapërdorje për të paktën 3 vjet, duke filluar nga viti i aplikimit.
  • Mallrat, makineritë/pajisjet/veglat duhet të jenë të reja.
  • Investimi (blerjet) për të cilat kërkohet mbështetje nuk duhet të jenë para lidhjes së kontratës.
  • Aplikanti nuk duhet të jetë debitor ndaj AZHBR-së/ MBZHR-së/tatimeve.
  • Aplikanti nuk duhet të jetë i dënuar me vendim të formës së prerë, sipas përcaktimeve pikës 14, kreu III të këtij udhëzimi.

APLIKIMET PRANOHEN NGA DATA 25.05.2026 DERI MË 26.06.2026