info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Masa 11 - Ndërtimin/rikonstruksionin e staneve dhe/ose pajisjeve për përmirësimin e kushteve

Për ndërtimin/rikonstruksionin e staneve dhe/ose pajisjeve për përmirësimin e kushteve. Masa e përfitimit të jetë në 70 (shtatëdhjetë)%, të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 3 000 000 (tre milion) lekë për subjekt.

1.1. Kriteret specifike të përfitimit

Përfitues të mundshëm: Fermer individual, subjekt me status fizik/juridik, SHBB

  • Janë të pranueshme investimet për ndërtimin/rikonstruksionin e staneve për bagëtitë (dele. dhi dhe/ose gjedh hergjele) në kullota natyrore, si edhe pajisje për krijimin e kushteve të nevojshme për blegtorët dhe aktivitetin blegtoral.
  • Stanet të ndërtohen brenda ose në afërsi të drejtpërdrejtë të kullotës së përdorur nga përfituesi.
  • Të jenë të lidhura funksionalisht me aktivitetin e kullotjes dhe të mos përdoren për qëllime rezidenciale të përhershme.
  • Distanca nga vendqëndrimi i përhershëm i fermës blegtorale dhe kullotës ku kryhet investimi për stanin të jetë jo më pak se 3 km.
  • Në rastin e punimeve të ndërtimit, të ketë lejen e ndërtimit sipas legjislacionit në fuqi. document i cili mund të dorëzohet deri para lidhjes së kontratës.
  • Toka që do të përdoret për investimet të jetë në pronësi dhe/ose me qira/huapërdorje për të paktën 3 vjet, duke filluar nga viti i aplikimit:
  • Janë të pranueshme investimet, të cilat parashikojnë ndërtimin/rikonstruksionin e staneve për jo më pak se 150 krerë të imëta.
  • Në momentin e kërkesës për pagesë, subjekti duhet të ketë përfunduar investimin, si dhe të ketë prezent në objekt / zotërojë numrin e krerëve sipas projektit të propozuar të investimit. të regjistruar në regjistrin RUDA.
  • Investimet duhet të jenë në përputhje me projekt-idenë e paraqitur në aneksin 14. Investimi i propozuar duhet të respektojë sipërfaqen maksimale prej jo më shumë se 50 m². të përcaktuar në funksion të organizimit dhe funksionalitetit të investimit.
  • Aplikanti, me status person fizik/juridik, duhet të jetë i regjistruar për fushën e veprimtarisë së pranueshme për të cilën aplikon në Qendrën Kombëtare të Biznesit si dhe me status aktiv:
  • Mallrat, sistemet/pajisjet duhet të jenë të reja.
  • Investimi për të cilin kërkohet mbështetje nuk duhet të fillojë para lidhjes së kontratës.
  • Aplikanti nuk duhet të jenë debitor ndaj AZHBR/MBZHR dhe tatimeve.
  • Aplikanti nuk duhet të jetë i dënuar me vendim të formës së prerë, sipas përcaktimeve pikës 13. kreu III të këtij udhëzimi.

APLIKIMET PRANOHEN NGA DATA 25.05.2026 DERI MË 26.06.2026