info@azhbr.gov.al
Tel: +355 42228318
E hënë – E premte

Masa 10 - Fermerë të rinj, për investime në ferma bujqësore dhe blegtorale

Fermerë të rinj, për investime në ferma bujqësore dhe blegtorale, masa e përfitimit është në 70% e vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se1 000 000 (një milion) lekë.

1.1. Kriteret specifike të përfitimit

Përfitues të mundshëm: Fermer individual, subjekt me status fizik/juridik, SHBB:

  • “Fermer i ri” konsiderohet çdo aplikant i cili, në datën e marrjes së vendimit administrativ për miratimin e mbështetjes financiare, rezulton të jetë nën moshën 40 (dyzet) vjeç.
  • Aplikanti me status person fizik/juridik duhet të jetë i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit për fushën e veprimtarisë së pranueshme për të cilën aplikon.
  • Aplikanti me status fermer individual duhet të jenë i pajisur me NIPT fermeri.
  • Projekti i investimit duhet të lidhet me veprimtari ekonomike bujqësore (kultivimin e bimëve dhe/ose mbarështimin e kafshëve).
  • Nëse investimi lidhet me mbarështimin e kafshëve, shpendëve apo bletëve, ato duhet të jenë të regjistruara/matrikulluara para pagesës dhe me një numër jo më pak se:
    • 5 lopë/mëshqerra:
    • 50 dele dhe/ose dhi:
    • 5 dosa/paradosa për mbarështim:
    • 25 koshere:
    • 500 shpendë (Gallus gallus domesticus).
  • Nëse investimi lidhet me aktivitet bujqësor, para kërkesës për pagesë aplikanti duhet të ketë tokë të mbjellë, jo më pak se:
    • 0.5 ha tokë pemë frutore/ ullinj/vreshta/agrume.
    • 0,1 ha serra (diellore, plastikë, xham) ose tunele plastikë të mbjella me perime/ luleshtrydhe /rrush tavoline.
  • Mallrat, sistemet/pajisjet duhet të jenë të reja.
  • Investimi për të cilin kërkohet mbështetje nuk duhet të fillojë para lidhjes së kontratës.
  • Në rastet kur investimi për sipërfaqje /krerë të aplikuar kalon vlerën maksimale të përfitimit, aplikimi do të pranohet për t’u financuar deri në masën maksimale të përfitimit, me kusht që pjesa tjetër e investimit të mbulohet nga aplikanti me fondet e veta.
  • Aplikanti nuk duhet të jetë debitor ndaj AZHBR-së/MBZHR-së/tatimeve.
  • Aplikanti nuk duhet të jetë i dënuar me vendim të formës së prerë, sipas përcaktimeve të pikës 13, kreu III të këtij udhëzimi.

APLIKIMET PRANOHEN NGA DATA 25.05.2026 DERI MË 26.06.2026