Masa 9 – Mbështetje për aktivitetin ripopullim peshkimi për ujërat e brendshme
Mbështetje për aktivitetin ripopullim peshkimi për ujërat e brendshme për blerje rasate peshku. Masa e përfitimit të jetë në 50 (pesëdhjetë)% e vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 200 000 (dyqind mijë) lekë për subjekt.

1.1. Kriteret specifike për masën
Përfitues të mundshëm: Fermerë individual, SHBB, person fizik ose juridik.
- Aplikanti duhet të ketë një kontratë të vlefshme me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) / Bashkinë, me objekt zhvillimin e aktivitetit të ripopullimit të peshkimit në një objekt ujor.
- Aplikanti, me status person fizik/juridik, duhet të jetë i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit për fushën e veprimtarisë së pranueshme për të cilën aplikon. si dhe me status aktiv.
- Aplikanti duhet të ketë faturë tatimore të fiskalizuar për periudhën janar-nëntor 2026 për blerjen e rasateve të peshkut nga subjekt që e ka të parashikuar këtë aktivitet në fushën e veprimtarisë.
- Aplikanti duhet të ketë bërë pagesën e taksës vjetore për aktivitetin e ripopullimit peshkimit.
- Përfituesi nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR dhe AZHBR.
1.2. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në Listën e përfituesve
- Kontrata e vlefshme me MBZHR për zhvillimin e aktivitetit të ripopullimit të peshkimit në objektin ujor.
- Dokument që vërteton regjistrimin në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe statusin aktiv të aplikantit.
- Fatura tatimore e fiskalizuar për periudhën janar-nëntor 2026 për blerjen e rasateve peshkut.
- Vërtetim nga DSHPA për pagesën e taksës vjetore për aktivitetin e ripopullimit peshkimit.
- Vërtetim që përfituesi nuk është debitor ndaj MBZHR dhe AZHBR.
- Vërtetim nga banka e nivelit të dytë për numrin e llogarisë aktive ku do të bëhet pagesa. Aplikanti të dorëzojë dokumentacionin e specifikuar në listën e përfituesve brenda 20 ditë kalendarike pas publikimit të kësaj liste.
1.3. Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit në terren
- Fatura tatimore e fiskalizuar për periudhën janar nëntor 2026 për blerjen e rasateve peshkut. në rast se nuk është dorëzuar pas përfshirjes në Listën e përfituesve.
- Dokumentacion që provon realizimin e aktivitetit të ripopullimit të peshkimit në objektin ujor, sipas kontratës me MBZHR. të lëshuar nga DSHPА.
Në rastet kur dokumentet e mësipërme aplikanti nuk i disponon në momentin e verifikimit, ai mund t’i dorëzojë pranë Agropikës më të afërt ose në zyrën qendrore të AZHBR-së, fizikisht ose me postë. Këto dokumente skanohen dhe ngarkohen në sistem.
